Konjufca i reagon edhe një tjetër deputeti të LVV-së – “Janë të pandershme akuzat për shkatërrim familjesh”

Konjufca i reagon edhe një tjetër deputeti të LVV-së – “Janë të pandershme akuzat për shkatërrim familjesh”

Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka reaguar edhe një tjetër deputeti të LVV-së, Gramos Agushollit, i cili përveç që tha se do të votojë kundër Kodit të ri Civil – i cili do t’i jepte mundësi realizimi në të ardhmen të drejtës së pjesëtarëve të komunitetit LGBT+ që të mund të martohen me kë të duan ata – iu kërkoi edhe deputetëtve tjerë të veprojnë njësoj.

Agusholli foli fjalë të rënda për homoseksualët, duke i paraqitur si persona që e shkatërrojnë familjen.

ur e kreu fjalën, Konjufca tha se akuzat e tij janë të pandershme.

“Unë mendoj që është e pandershme t’i akuzoni për shkatërrimin familjesh ata që e kanë ndarë mendjen që të votojnë për këtë projektkod civil. Mendoj që është akuzë shumë e rëndë dhe e pandershme”, tha kryeparlamentari.

Më herët, Konjufca i reagoi edhe deputetes së LVV-së, Labinotë Demi-Murtezi, e cila përdori fjalë të rënda për homoseksualët.

Demi-Murtezi e përmendi “mbrojtjen e moralit dhe shëndetit publik” për ta arsyetuar votën e saj kundër.

Related Articles