Abuzoi seksualisht me të miturën, Gjykata cakton arrest me burg për kirurgun

Abuzoi seksualisht me të miturën, Gjykata cakton arrest me burg për kirurgun

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Dervish Hasin.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Mjeku akuzohet nga prokuroria për trafikim të të miturve dhe pornografi. Fillimisht ai u akuzua për veprën penale të prostitucionit.

Dervish Hasi, 42 vjeç, me profesion kirurg është personi i cili u arrestua nga policia e Tiranës të enjten, si tutor i një vajze të mitur.

Një histori e pazakontë për një mjek, besimtar, i cili bashkëjetonte me 3 gra në kryeqytet.

Kirurgu aplikonte në mënyrë të paligjshme një jetë poligame dhe e prezantonte të miturën si gruan e tij të katërt.

Mësohet se 42-vjeçari kishte hapur një grup në rrjetet sociale, ku shpërndante videot erotike me gratë e tij.

Kanë qenë familjarët e 16-vjeçares të cilët kanë bërë denoncimin në polici, edhe pse ishin prej kohësh për marrëdhënien e vajzës së tyre me 42-vjeçarin.

E mitura nuk bashkëjetonte me mjekun, por shkonte shpesh në banesën e tij, ku familjarët e këtij të fundit ishin në dijeni për lidhjen e pazakontë dhe poligaminë.

/Euronews Albania/

Related Articles