Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar sot se të mërkuren dhe të enjten do të mbajë mot i ftohtë, dhe temperaturat do të bien deri në 10 gradë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në njoftim bëhet e ditur se do të ketë vranësira dhe intervale me diell.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
“Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius”, ka njoftuar IHK. /Gazeta Enigma.