Interi e ka transferuar Francesco Acerbin, i cili tash e një kohë të gjatë kërkohej me ngulmim nga trajneri Simone Inzaghi.
Nën drejtimin e tij te Lazio, Acerbi kishte luajtur 135 ndeshje dhe kishte shënuar gjashtë gola e kishte realizuar pesë asistime.
34-vjeçari që luan në pozitën e qendërmbrojtësit është huazuar me opsionin e blerjes.
Acerbi bëhet transferimi i gjashtë i Interit në këtë afat kalimtar.
“Nerazzurrët” kanë transferuar edhe Joaquin Correan, Romelu Lukakun, Kristjan Asllanin, Raoul Bellanovan, Henrikh Mkhitaryanin dhe Andre Onanan.