Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar se shumë shpejt do të përfundojë edhe një fushë e re futbollistike në Kosovë.
Ai tha se FFK vazhdon të investojë dhe të përmirësojë infrastrukturën futbollistike “në çdo cep të vendit për të ofruar mundësi më të mira për të rinjtë tanë”.
“Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi”, shkroi Ademi në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma