Këngëtarja me famë botërore, Shakira, ka mbetur e ‘’mahnitur’’ nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa, gjatë koncertit në Madrit, ku të dyja ato kanë ndarë skenën për pak momente.
Shakira është shprehur se ajo ka qenë gjithmonë fanse e Dua Lipës, por nga sonte që e ka takuar atë, është ‘’mahnitur’’.
‘’Dua Faleminderit që erdhët, faleminderit që e pranuat ftesën tonë. Shumë faleminderit.”, ka thënë Shakira.
“Jam mirënjohëse që jam këtu.”, është përgjigjur Dua.
“Nuk e dini sa të lumtur na bën kjo të gjithë ne, fansat e tu. Dhe Spanjën tënde. Që kur të takova këtë pasdite, o Zot, mbeta vërtet e mahnitur prej saj, prej përulësisë së saj. Ke qenë jashtëzakonisht e sjellshme me të gjithë ne, me ekipin tim. Dhe nëse më parë isha fanse e jotja, tani jam, si të thuash, presidentja e klubit të fansave.”
