Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për të ardhmen e përzgjedhësit Franco Foda, duke zbuluar se trajneri gjerman ka refuzuar oferta financiare shumë më të mëdha sesa mundësitë që ka Kosova.
“Franco Foda ka refuzuar oferta financiare që Kosova nuk mund t’ia ofrojë asnjëherë. Ai jeton në Kosovë dhe i përcjell të gjitha ndeshjet”, ka deklaruar Ademi në Klan Kosova.
Foda e mori drejtimin e Kosovës në shkurt të vitit 2024.
