Ademi: Shpresoj që bashkë me Shqipërinë të shihemi në Amerikë

Ademi: Shpresoj që bashkë me Shqipërinë të shihemi në Amerikë

Nesër, kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

“Dardanët” do të jenë mysafirë të Suedisë, ku do ta kërkojnë fitoren e dytë përballje kësaj kombëtareje.

Tashmë ekspedita e “verdhekaltërve” është nisur për në Goteborg, ku do të luhet loja.

Kryetari i FFK-së Agim Ademi, në një prononcim për Klan Kosova deklaroi se janë gati për ta përsëritur suksesin.

“Uroj dhe shpresoj që të jemi bashkë me Shqipërinë, të shihemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë”, theksoi Ademi 

Related Articles