Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë ditës së sotme ka vizituar stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ku është pritur nga presidenti i klubit, Erlind Krasniqi dhe kryetari i Komunë së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan Gazeta Enigma.
Ademi ka bërë të ditur se ky stadium do të jetë i gatshëm për ndeshjet europiane për klubet kosovare.
Ai ka thënë se tani Kosova do t’i ketë tri stadiume për ndeshjet ndërkombëtare, “Fadil Vokrri”,
“Zahir Pajaziti” dhe “Rexhep Rexhepi”./GAZETA ENIGMA/