Në një atmosferë të ngrohtë futbolli, e cila po mbretëron në prag të finales së madhe të Ligës së Kampionëve në Stamboll, ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit.
Presidenti i Federatws sw Futbollit tw Kosovws, Agim Ademi është takuar me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino, nw Stamboll, ku do tw zhvillohet finalja e Ligws sw Kampionweve.
Sipas njoftimit tw FFK-sw, “Ademi e ka njoftuar Infantinon me projektet e reja, teksa e ka falënderuar për mbështetjen që ai dhe FIFA po i japin futbollit të Kosovës, por edhe për ndryshimet pozitive që ka sjellë në futbollin botëror me vizionin e tij”.
“Nga ana e tij, kreu i FIFA-së e ka inkurajuar presidentin Ademi për të vazhduar me të njëjtin përkushtim në zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe për të vazhduar rritjen e nivelit të futbollit, duke e përmirësuar infrastrukturën e futbollit në vend”.
Në fund, presidenti Infantino i uroi fat Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.