Ademi uron klubet, futbollistët e gjyqtarët për sezonin e ri të Superligës

Ademi uron klubet, futbollistët e gjyqtarët për sezonin e ri të Superligës

Pritjes së gjatë i ka ardhur fundi dhe Superliga e Kosovës po rikthehet në aksion.

Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e para të xhiros së parë në elitën e futbollit kosovar.

E për fillimin e edicionit 2021/22 ka folur edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Nëpërmjet një mesazhi të gjatë, Ademi i ka uruar sukesese klubeve, futbollistëve, trajnerëve e gjyqtarëve.

Ai ka theksuar se i gëzohet faktit se kampionati i ri po fillon me praninë e tifozëve në tribuna, pas një periudhe të gjatë me stadiume të boshatisura, ndonëse ende me numër të reduktuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Jam i lumtur që sot po nis një epokë e re në futbollin tonë, pasi të gjitha ndeshjet e Superligës do të luhen me sistemin VAR. Këtë projekt e nisa me përkushtim në fillim të vitit dhe ndonëse kishte zëra skeptikë për implementimin e tij, falë punës së shkëlqyeshme të të gjithë të përfshirëve në këtë projekt arritëm që në kohë rekord prej 6 muajsh ta marrim licencën nga FIFA për përdorim të VAR-it në edicionin e ri të garave”, ka thënë ai.

Mesazhi i plotë nga Agim Ademi:

Related Articles