Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Prishtinë, por kjo nuk e pengoi që të festoj ditëlindjen e tij të 60-të.
Kolegë e miq u mblodhën të martën në zyrën e tij për ta uruar në përvjetorin e lindjes.
Në këtë takim festiv, kreu i FFK-së , duke shprehur falenderime për urimet e ditëlindjes, foli edhe për sulmin e sotshëm që i ndodhi në parkun Gërmia.
“Në ditëlindjen time të 60-të, sot, ironikisht, e pata një sulm nga 4-5 persona të maskuar. Ju siç e dini, dal në Gërmi çdo mëngjes për ti kryer ushtrimet e rregullta, ku edhe u sulmova”, tha ai, duke theksuar se nuk ka qenë i shtrirë në spital.
Gjithashtu, Ademi ka thënë se do të vazhdojnë të punojnë me krenari dhe me intensitet të plotë. /Gazeta “Enigma”/