Adnan Januzaj karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.
Sipas “Tuttomercato”, agjenti ia ka ofruar Napolit reprezentuesin belg.
Januzaj te Napoli mund të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Real Sociedadin skadon më 30 qershor të këtij viti.
Transferimi i mundshëm te Napoli për 27-vjeçarin do të ishte aventurë e re, pasi ai nuk ka luajtur më parë në Itali.
Sipas mediumit italian, shanset ekzistojnë që Januzaj të transferohet te napolitanët.
Megjithatë, thuhet se Napoli fillimisht duhet të zgjedhë mes Adnan Januzajt dhe futbollistëve të tjerë që është duke kërkuar.