Aeroplani i linjës Cyrih – Prishtinë detyrohet të aterojë në Shkup, shkak moti i keq

Aeroplani i linjës Cyrih – Prishtinë detyrohet të aterojë në Shkup, shkak moti i keq

Një aeroplan i linjës Cyrih – Prishtinë, është detyruar që të aterojë në aeroportin e Shkupit, si pasojë i motit të keq që mbretëroi në Prishtinë.

Përfaqësuesi i Trade Air, Gafurr Aliu, ka thënë se avioni ka ateruar në Shkup, ku atje ka pritur rreth një orë e gjysmë e më pas është kthyer në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Avioni ka pritur diku mbi 50 minuta mbi Prishtinë, por s’ka pasur përmirësim të kohës dhe prapë është detyruar të shkojë në Shkup”, është shprehur Aliu në Klankosova.tv.

Tutje, ai shtoi se të gjithë aeroplanët që kanë pasur të aterojnë në Kosovë gjatë kohës sa mbi Prishtinë mbretëronte kohë jo e mirë, të gjithë aeroplanët janë detyruar të aterojnë në Shkup.

“Koha ka qenë shumë e keqe, të gjithë avionët kanë ateruar në Shkup dhe pas 1-2 ore të gjithë janë kthyer në Prishtinë. Nuk ka pasur asnjë problem tjetër”, tha ai.

Related Articles