Aeroporti: Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt

Aeroporti: Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt

Pasditen e sotme, në aeroportin “Adem Jashari” është pranuar një kërcënim me bombë.

Lidhur me këtë ngjarje, Klankosova.tv kontaktoi me zëdhënësen për aeroportin e Prishtinës, Valentina Garan.

Gara tha se udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt.

“Kemi pranuar një kërcënim me bombe. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë te sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, thuhet në përgjigjet e aeroportit.

Në anën tjetër, edhe policia tha se kanë ndërmarrë masat e nevojshme, duke evakuuar personat që ishin në aeroport, në perimetrat e sigurisë.

Related Articles