Afati i parë i provimit të maturës shtetërore mbahet më 20 qershor, i dyti më 29 gusht

Afati i parë i provimit të maturës shtetërore mbahet më 20 qershor, i dyti më 29 gusht

Afati i parë i Provimit Shtetëror të Maturës për vitin shkollor 2025–2026 do të mbahet më 20 qershor 2026, ndërsa afati i dytë është planifikuar për më 29 gusht 2026.

Kështu ka njoftuar ministria në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila tha se “me këtë vendim janë njoftuar edhe Drejtoritë Komunale të Arsimit për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme organizative dhe për t’i informuar institucionet përkatëse arsimore.“

Postimi i plotë:

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Provimit Shtetëror të Maturës, kemi marrë vendim për caktimin e afateve të mbajtjes së këtij provimi për vitin shkollor 2025–2026, me qëllim të planifikimit dhe realizimit sa më të rregullt të këtij procesi të rëndësishëm arsimor.

Afati i parë i provimit do të mbahet më 20 qershor 2026, ndërsa afati i dytë më 29 gusht 2026. Në lidhje me këtë vendim janë njoftuar edhe Drejtoritë Komunale të Arsimit për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme organizative dhe për t’i informuar institucionet përkatëse arsimore.

Ministria e Arsimit mbetet e përkushtuar që procesi i provimit të maturës të zhvillohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Related Articles