Më 3 maj të vitit 2016, me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë evropiane të futbollit.
Me anëtarësimin e saj në UEFA, Kosova u bë anëtarja e 55-të asokohe e qeverisë evropiane të futbollit, raporton Gazeta Enigma.
I pari i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar ditën e anëtarësimit në UEFA.
Ademi ka thënë që çdo 3 maj është ditë veçantë për futbollin e Kosovës dhe se kjo ditë rikujton emocionet e forta.
Më poshtë e gjeni njoftimin: