Agim Ademi: presim që në të ardhmen Kosova të jetë pjesë e Kampionatit Europian e Botëror

Agim Ademi: presim që në të ardhmen Kosova të jetë pjesë e Kampionatit Europian e Botëror

Agim Ademi kryetar i FFK-së në një intervistë për ‘Le Canton27.ch’, ka folur për emocionet që po i dhuron Kombëtarja e Kosovës tifozërisë dardane, duke potencuar se “Kosova i ka pasur dy uniforma shpirtërore – uniformën e UÇK-së që i dha popullit liri, dhe tani uniformën e Kombëtares së Kosovës që po i jep popullit krenari”, përcjell Gazeta Enigma.

Sukseset e dështimet e ndeshjeve, futbollin kosovar, aktivitetet e FFK-së dhe bashkëpunimin me UEFA-në dhe FIFA-n, pas pesë vitesh anëtarësim, për bashkëpunmimin e  FFK-së me Qeverinë, për trajnerin e ardhshëm të kombëtares kosovare,  për futbollistët në diasporën shqiptare, për mundësineë që shqiptarët një ditë të luajnë vetëm me nje kombëtare, si dhe për zgjedhjet e ardhshme brenda strukturave te FFK-së, kanë qenë temat e diskutuara në një intervistë të kreut të FFK-së për Agim Ademi, me gazetën  zvicerane në shqip ‘Le Canton27.ch’.

“FFK ka një bashkëpunim të mirë me organizatat nderkombëtare të sportit, sidomos me ato të futbollit, FIFA dhe UEFA-n”, ka thënë Ademi, duke potencuar se sukseset në përmirsimin e infrastrukturës kanë qenë porezente, sikundër edhe në edukimin e trajnerëve, gjyqtarëve dhe administratorëve, duke konstatuar se asnjëherë federata nuk ka qenë më mirë në aspektin organizativ.

Ai ka shtuar se ka akoma shumë për të bërë, por sigurisht se projektet do të finalizohen në mandatin e ardhshëm katërvjecar, ndërsa ka shtuar se diaspora jonë, simodos ajo nga Zvicra kanë qenë dhe mbeten faktor i rëndësishëm për Kosovën.

“Diaspora jonë e ka vetëm një atdhe – shtetin e Kosovës, për të cilin kanë kontribuar shumë. Shumica prej tyre kanë shkuar jashtë vendit jo nga dëshira, por nevoja dhe represioni i atëhershëm i okupatorit…” ka thenë veç tjerash kreu i FFK-së.

Pjesë të shkëputur nga intervista e kreut të FFK-së, Agim Ademi për “La canton27.ch”:

  • Z. kryetar , u bënë gati 5 vite që Kosova është bërë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, mendoni se futboblli kosovare është në rrugë të mbarë?

Agim Ademi: Po, normalisht, 5 vite e më shumë janë bërë që kur jemi pranuar në UEFA e FIFA dhe pas anëtarësimit ka ardhur e mbara për futbollin e Kosovës, pasi kemi avancuar shumë në mënyrën e organizimit të futbollit, në infrastrukturë, në edukim dhe të gjithë sektorët që e përbëjnë një federatë, duke iu falënderuar programit të UEFA-s “HatTrick” por edhe FIFA-s. Pra, anëtarësimi në këto dy institucione na ka ndihmuar që të kemi organizim më të mirë, por edhe ekonomi më të mirë. Kjo ka ndihmuar që të rritet edhe aspekti profesional i futbollit, ngase klubet tona garojnë në kupat evropiane dhe nga pjesëmarrja e tyre atje marrin mjete të konsiderueshme financiare. Nga edicioni i ardhshëm do t’i kemi 4 klube që do të marrin pjesë në garat evropiane dhe kjo për ne si një vend i vogël do të thotë shumë, pasi kësisoj rritet edhe ekonomia e klubeve tona, të cilat për dekada kanë vuajtur shumë në këtë aspekt. Gjatë këtyre viteve kemi bërë shumë përparim dhe kemi arritur që ta rrisim nivelin e klubeve dhe të ligës, teksa kemi realizuar projekte të mëdha. Sigurisht se në të ardhmen do të ketë rritje edhe më të madhe, por ne jemi të kënaqur ngase në të gjithë sektorët kemi zhvillim dhe këtë nuk e themi vetëm ne, por edhe vetë UEFA.

Kreu i FFK-së Agim Ademi, gjatë një interviste
  • Cfarë e proukupon sot futbollin kosovar, cfarë është bashkëpunimi mes FFK-së dhe Qeverisë dhe sa gjeni mbështetje nga z. Kurti, respektivisht ministria e sportit dhe kulturës?

Agim Ademi:  Futbolli ende vazhdon ta brengos infrastruktura. Ne kemi bërë goxha shumë punë. Në 3-vjeçarin e mandatit tim si president kemi ndërtuar 16 fusha stërvitore në regjione, duke përfshirë këtu edhe Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, pasi në aspektin e infrastrukturës sportive kemi qenë në nivelin thuajse zero.

Me Qeverinë kemi raporte shumë të mira dhe projekte të përbashkëta, siç janë rinovimet në stadiumet e qyteteve kryesore. Në vazhdimësi me të gjitha Qeveritë, e poashtu edhe më këtë të tanishmen ne si federatë kemi pasur marrëdhënie shumë të mira dhe besoj se përveç rinovimit të stadiumeve ekzistuese në të gjitha qytetet e mëdha, do të fillojë edhe ndërtimi i Stadiumit Kombëtar.

Edhe pse FFK nuk merr mjete nga Qeveria, ne ju kemi sugjeruar se çdo mjet që mund të jetë i destinuar për futbollin të investohet në infrastrukturë. Pra, raportet janë shumë të mira jo vetëm me Qeverinë, por me të gjitha institucionet, sepse futbolli është i të gjithëve.

  • Folëm për bashkëpunimin e FFK-së me federatat vendore dhe Qeverinë. Mund të na thoni për bashkëpunimin e FFK-së me UEFA-n dhe FIFA-n ?

Agim Ademi: Kuptohet, bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm. Gjithëçka që ofrohet për federatat tjera tashmë është në dispozicion edhe të Kosovës. UEFA ka 55 federata anëtare dhe në kuadër të tyre bëhet plani dhe projekti për subvencionim në bazë të volumit të punës dhe shtrirjes që ka secila federatë. Jam shumë falënderues ndaj UEFA-s, ngase gjatë kohës sa jam president asnjë projekt që e kemi dorëzuar nuk është refuzuar. Unë edhe personalisht jam pjesë e Komitetit Hat-Trick të UEFA-s, ku vërtet miratohen projekte të shumta çdo vit.

  • Z.Ademi, zgjedhjet në kreun e  FFK-së do të zhvillohen pas korrikut të vitit 2022, kur edhe juve ju skadon mandati. Me sa duket vërehet qysh tash një «luftë» për këtë post, cfarë prisni nga ëeto zgjedhje dhe cili do ëe ishte mesazhi i juaj?

Agim Ademi:  Sigurisht se pres zgjedhje të mira dhe pres që të vlerësohet dhe shpërblehet puna ime pikërisht me votën e delegatëve të Kuvendit të FFK-së. Ata e kanë këtë punë në dorë dhe e dinë më së miri se si të veprojnë vet. Rezultatet e punës janë të dukshme. Ky Komitet Ekzekutiv e ka bërë punën e vet jashtëzakonisht mirë dhe me krenari i kam prirë këtij komiteti dhe jam shumë i lumtur që ka njerëz të tillë në federatë.

Është krijuar një administratë jashtëzakonisht homogjene dhe shumë atraktive edhe për UEFA-n dhe për shtetin tonë. Të gjithë kuadrat që janë në federatë janë të specializuar në profilet e tyre dhe vazhdimisht ndjekin edukimet përkatëse. Është punuar shumë në infrastrukturë, në edukimin e trajnerëve, gjyqtarëve dhe administratorëve dhe asnjëherë federata nuk ka qenë më mirë në aspektin organizativ. Normalisht kemi edhe shumë punë për të bërë, por sigurisht se projektet tona do t’i finalizojmë në mandatin e ardhshëm katërvjecar. Shpresoj shumë që futbollin ta cojmë atje ku duhet, sepse neve si federatë e re po na duhet që hapat t’i bëjmë duke vrapuar për t’i zënë federatat e tjera që janë të pranuara shumë kohë para nesh. Në bazë të vlerësimeve të UEFA-s besoj që FFK është në rrugë të drejtë dhe sigurisht se në mandatin e ardhshëm do të arrijmë që Kosovën ta bëjmë me terrene të mjaftueshme futbolli, me bazë të mjaftueshme financiare, me trajnerë e gjyqtarë sa më profesional dhe me një administratë në hap me kohën. Prandaj, pres që të kemi zgjedhje reale dhe që ata të cilët e kanë në dorë me votën e tyre udhëheqjen e futbollit të vlerësojnë ashtu siç është punuar, siç është realiteti dhe siç është e drejta.

  • Ka pasur shumë emra që u përfolën në media si pasues të zviceranit Chalanders. Sipas jush z. Ademi kur do te dihet emri i trajnerit te ri të Kosovës. A mund te ndodhë që pas zviceranit, të vjen zvicerani. E kam fjalën për Aleksandër Frai a mund të jetë trajneri i ardhshëm i Kosovës?

Agim Ademi:  Tash për tash e kemi përfunduar ciklin kualifikues të Kampionatit Botëror. Nuk kemi diçka në këtë drejtim deri në vitin e ardhshëm dhe nuk do të ngutemi. Kemi shumë opsione dhe oferta në tavolinë për të zgjedhur trajnerin më të mirë. Do të shohim, në muajt e parë të vitit të ardhshëm sigurisht se do ta kemi emrin e trajnerit të ri. Siç e thash, ne ende nuk kemi vendosur për trajnerin, por të gjithë ata që kanë konkurruar dhe kanë dërguar CV-të e tyre janë konkurrentë. Përndryshe i falënderoj dhe i vlerësoj shumë të gjithë ata që kanë shprehur interesim për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës dhe që e kanë vlerësuar futbollin tonë. Njëkohësisht jam shumë i lumtur dhe krenar që ka kaq shumë kandidatë për trajner të Kosovës, sepse kjo do të thotë se Kosova vlen, ka kapacitet, ka talent dhe ka organizim. Ne do të mundohemi të zgjedhim trajnerin më të mirë të mundshëm, që i përshtatet mentalitetit dhe pjesës ekonomike.

Kreu i FFK-së Agim Ademi me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin.
  • Z kryetar meqë jem ne fund të vitit, mund Kosova te krenohet se ky vit ishte i suksesshëm në fushën e ndeshjeve të futbollit. Ky vit gati shkoi, mund të rrahim gjaks nëse  jo për politike, bile për sport, për futboll, Kosova ka shënuar suksese gjatë këtij viti?

Agim Ademi:  Nuk kisha thënë që mund të krenohemi këtë vit sepse jemi jashtë objektivave që i kemi pasur me ekipin kombëtar për shumë arsye. Arsyeja kryesore është pandemia që na ka penguar tepër shumë, por edhe lëndimet e futbollistëve kyç, mungesa e të cilëve për një ekip si Kosova ka qenë e vështirë të kompensohet. Prandaj, nuk e shoh që mund të krenohemi me rezultate, sepse kemi përfunduar në pozitën e fundit në grup dhe kjo nuk është pasqyrë reale e kualitetit dhe organizimit tonë. Por, ne po përgatitemi dhe po organizohemi që të paraqitemi sa më mirë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve ku synojmë të arrijmë objektivin e kualifikimit në Evropian.

Por, nëse e shohim në aspektin e përgjithshëm në sport po se po, gjithësesi, duke përfshirë futbollin, sportet luftarake dhe sportet e tjera, por edhe globalisht mendoj se Kosova është zhvilluar pa marrë parasysh se pandemia ka pasur efektin e vet. Kosova po zhvillohet jo vetëm në sport, por edhe në segmentet e tjera dhe shpresoj që shumë shpejt do të arrijmë nivele të larta, pasi është dëshmuar se nëse të rinjve tanë u krijojmë kushtet atëherë rezultatet nuk mungojnë. E shembulli më i mirë është me xhudistet tona që fituan medaljet olimpike.

Related Articles