“Jam jashtë vendit”, kështu është përgigjur kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri kur është pyetur se a do të rikandoj për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Vetëvendosjes, raporton Gazeta Enigma.
Bahtiri që e drejton këtë komunë që dy mandate ka refuzuar të përgjigjet, nëse ka ambicie për të qeverisur për një mandat të radhës me Mitrovicën.
Ndryshe, në opinion publik po vlerësohet edhe deputeti Armend Muja si kandidat potencial nga Vetëvendosje për të qenë i nominuar nga kjo parti për kryetar të këtij qyteti.
Për dallim nga disa komuna tjera, partitë ende nuk i kanë bërë të ditur kandidatët e tyre për këtë komunë./Gazeta Enigma/