Agjencia për Informim dhe Privatësi pranon rreth 200 ankesa

Agjencia për Informim dhe Privatësi pranon rreth 200 ankesa

Agjencia për Informim dhe Privatësi deri më tani ka pranuar 43 ankesa në raport me mbrojtjen e të dhënave personale dhe 147 ankesa të tjera në raport me qasjen në dokumentet publike.

Kjo agjenci, ka arrit që në rreth 80 për qind të këtyre ankesave të marrë vendime përfundimtare.

Kështu ka bërë të ditur, Krenare Sogojeva-Demaku, komisionere për Informim dhe Privatësi me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë.

Në anën tjetër, zyrtarë të Këshillit të Evropës në Kosovë, kanë kërkuar nga autoritetet kosovare zbatimin legjislacionit në fuqi për të garantuar të drejtën e mbrojtës së të dhënave private.

Komisionerja Sogojave-Demaku tha se kjo ditë ndërkombëtare, sot e gjen Kosovën me një agjenci funksionale për qasje dhe mbrojtje të të dhënave personale.

“Për sa i përket numrit të rasteve që Agjencia deri më tani ka trajtuar në kuadër të autorizimeve të veta ligjore, deri më sot kjo agjenci ka pranuar gjithsej 43 ankesa në raport me mbrojtje e të dhënave personale, ndërsa numri i ankesave që agjencia ka në raport me qasjen në dokumentet publike është shumë më i madh. Nëse e përfshijmë edhe numrin e ankesave të parashtruara për vitin 2022 është 147 ankesa, që 80 për qind prej tyre tashmë janë të mbyllura me vendime përfundimtare”, theksoi Sogojeva.

Frank Power, shef i Këshillit të Evropës në Kosovë, duke kërkuar që të zbatohet legjislacioni në fuqi, ka thënë se është me rëndësi që të ruhen të drejtat personale të secilit dhe siç tha ai të mos ndahen informatat e ndjeshme.

“Sot në shënimin e kësaj dite në Kosovë të gjithë partnerët, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të mediave mirëpresin faktin që Kosova ka një kornizë legjislative dhe kushtetuese për me garantuar të drejtën e mbrojtës së të dhënave private dhe për të gjitha masat ndëshkuese e shoqëruese”.

“Prandaj, si e tillë duhet zbatuar ky legjislacion… Është me rëndësi po ashtu që të gjithë të jemi të vetëdijshëm, edhe për të drejtat tona, por edhe për pasojat nëse i ndajmë informatat e tilla të ndjeshme. Kështu që Agjencia ka një rol të rëndësishëm për ngritë vetëdijen e qytetarëve për këtë çështje”, u shpreh Power.

Ndërkaq, 28 janari shënon Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë. Kjo ditë është pjesë e së drejtës në privatësi, si një nga të drejtat dhe liritë elementare të njeriut. /Gazeta Enigma/.

Related Articles