Agjenti i FIFA-s flet për ‘trukimet e Llapit’

Agjenti i FIFA-s flet për ‘trukimet e Llapit’

Agjenti i FIFA-s me origjine shqiptare, qe punon dhe vepron në Francë, Franck Bettulat, ka folur në lidhje me raportimet e mediave franceze për klubin futbollistik Llapi, i cili po akuzohet për trukime të ndeshjeve.

Bettulat për IndeksOnline tha se në lidhje më këto akuza kishte dëgjuar që ka argumente në Francë dhe në qoftë se kjo është e vërtetë, është katastrofike.

Në qoftë se ka argumente, edhe pse unë kom ndegju që ka argumente sepse rrjedhë prej atij vendi. Pario Sport është ajo që bën ‘baste’ qysh i themi ne dhe në qoftë se kjo është e vërtetë kjo është katasfrofike. Ata që e kanë bo, e qe janë në Francë, ata kanë me marr dënim drastik sepse një gjë duhet ta kuptoni, çdo pagesë në Francë bëhet përmes bankës, ne nuk punojmë me para në dorë. Në qoftë se vendos një bast maksimumi mundesh me i marrë 500 euro’’, tha ai.

Më tutje ai shtoi se nëse vërtetohet kjo gjë, atëherë dënimet për Llapin do të jenë drastike. Ai bëri të ditur se dënimi fillimisht do të vije nga FFK-ja, pastaj UEFA do ta dënoj prapë në koordinim me FFK-në.

‘’Ligji në Francë dominon shumë dhe nëse kanë gjetë spekulime atëherë dënimet janë drastike. Dënimi së pari vjen nga FFK-ja pastaj UEFA do ta dënoj prapë në koordinim me FFK-në’’ tha Bettulat.

Sipas tij, një gjëje të tillë nuk mund t’i ikësh.

‘’Dënim sigurisht ka me pasë, kjo nuk do të diskutohet pasi që e njoh për mrekulli politikën e futbollit, ndërsa sa e kanë shkelë ligjin aty nuk e di. Kam respekt për klubin Llapi sepse kam punuar me ta. Ndërsa sa i përket studimeve sportive jam shumë lartë’’, përfundoj agjenti i FIFA-s.

Ndërsa skuadra llapjanë i ka mohuar këto akuza.

Ata përmes një komunikate në rrjetet sociale, iu kanë kërkuar qetësi tifozëve dhe se kjo nuk ka të bëjë asgjë me skuadrën e tyre por është vetëm tendencioze dhe me qëllim njollosje të emrit të klubit.

Related Articles