AGK-ja do ta caktojë Kryetarin e ri më 6 korrik

AGK-ja do ta caktojë Kryetarin e ri më 6 korrik

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajë Kuvendin për Zgjedhjen e Kryetares/Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të organizatës, më datën 6 korrik.

Kjo u bë e ditur nga vetë Asociacioni, duke thënë se votimi do të bëhet në Atelienë përballë Sallës së Kuqe, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, nga ora 11:00.

Deri më tani, postin e Kryetarit të AGK-së e ka mbajtur gazetari Xhemajl Rexha. /Gazeta Enigma

Related Articles