AGK-ja fton BE-në të reagojë për sjelljen e BIA-s serbe ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi

AGK-ja fton BE-në të reagojë për sjelljen e BIA-s serbe ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas raportimit se gazetari kosovar, Adriatik Kelmendi është marrë në pyetje nga ana e BIA-s serbe në vizitën e tij të fundit në Beograd.

AGK-ja e ka konsideruar si të papranueshme një sjelle të tillë ndaj gazetarit kosovar dhe aktivistit për pajtim rajonal.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim raportimin e gazetarit kosovar, Adriatik Kelmendi, për marrjen në pyetje nga ana e BIA-s serbe në vizitën e tij të fundit në Beograd.  Sipas Kelmendit, në fakt, ai është përballur me një sjellje të tillë të autoriteteve serbe secilën herë që i ka rënë të udhëtojë në Serbi, tash e një kohë. Kelmendit i janë kërkuar sqarime për pozicionet e tij publike” thuhet në reagimin e AGK-së.

“AGK-ja e konsideron të papranueshme një sjellje të tillë ndaj një gazetari dhe aktivisti për pajtim rajonal”, shkruan tutje AGK.

Reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim raportimin e gazetarit kosovar, Adriatik Kelmendi, për marrjen në pyetje nga ana e BIA-s serbe në vizitën e tij të fundit në Beograd.

Sipas Kelmendit, në fakt, ai është përballur me një sjellje të tillë të autoriteteve serbe secilën herë që i ka rënë të udhëtojë në Serbi, tash e një kohë. Kelmendit i janë kërkuar sqarime për pozicionet e tij publike. 

AGK-ja e konsideron të papranueshme një sjellje të tillë ndaj një gazetari dhe aktivisti për pajtim rajonal. 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e fton Bashkimin Evropian që të reagojë për këtë sjellje që e minon mendimin e lirë dhe procesin e pajtimit në rajon./Gazeta Enigma/

Related Articles