AGK telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Kajtaz Gecaj

AGK telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Kajtaz Gecaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Kajtaz Gecaj.



Ai ka punuar për shumë vite si gazetar në të përditshmen Gazeta Zëri, e së fundmi ishte angazhuar në një medie lokale.

“Kajtazi njihet si gazetar i cili ka realizuar raporte, kronika e intervista të shumta dhe si gazetar i dalluar për korrektësi, vullnet dhe përkushtim në punë.

Duke vlerësuar lart kontributin që i ndjeri ka dhënë për profesionin e gazetarisë, iu shprehim  ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Kajtaz Gecaj”, thuhet në telegram.

Related Articles