Agron Shehaj, kandidat për drejtimin e PD-së: Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë, parimore dhe frymëzuese

Agron Shehaj, kandidat për drejtimin e PD-së: Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë, parimore dhe frymëzuese

Agron Shehaj do të garojë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin  social “Facebook”, ka bërë publike kandidaturën e tij.

Ne demokratët do ta kapërcejmë gjendjen e vështirë ku jemi dhe do ngrihemi më të fortë se më parë. Përballë autokracisë, korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë, ne do të ndërtojmë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë. Për këtë duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri”.

Sipas tij, konkurrimin nuk e sheh si garë për post, por si përpjekje për t’ia rikthyer Partinë Demokrtike, anëtare të saj.

“Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime. Konkurrimin nuk e shoh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia jonë të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur”, shkruan Shehaj, një nga kandidatët më të votuar nga lista e PD-së, në zgjedhjet e 25 prillit.

Po ashtu, nuk mungojnë kritikat ndaj Bashë, kur thotë se humbja, nuk shërohet me ankime por me veprime.

Shqipëria ka sot nevojë për opozitë të fortë, parimore dhe frymëzuese. Shqipëria ka sot nevojë për Partinë…Posted by Agron Shehaj on Saturday, May 22, 2021

Related Articles