Mediumi i njohur spanjoll, Sport njofton se Sergio Aguero është diagnostikuar me aritmi të zemrës.
Sulmuesi argjentinas u zëvendësua në pjesën e pare të ndeshjes së djeshme ndaj Alaves. Ai u rrëzua në tokë, ndërsa iu dha edhe ndihma në fushë, para se të dërgohej në spital për ekzaminime të mëtejme.
Aty iu nënshtrua disa studimeve të kardiologjisë për shkak të shqetësimit në gjoks dhe u diagnostikua me një aritmi kardiake, domethënë një çrregullim të ritmit të zemrës .
Aguero do t’i nënshtrohet edhe disa testeve tjera për ta kuptuar më detajisht gjendjen e tij shëndetësore.
Para pak orëve, Barcelona njoftoi edhe për lëndimin e Gerard Pique, i cili nuk do të jetë në dispozicion deri pas pushimit ndërkombëtar.