Sulmuesi Sergio Aguero ka zbuluar mënyrën si e kuptoi që problemi në zemër ishte shumë serioz.
Ish ylli i Man Cityt vendosi të pensionohet, vetëm disa muaj pasi iu bashkua Barcelonës si agjent i lirë.
Derisa ishte drejtpërdrejt në “Twitch”, Aguero ka zbuluar mënyrën si e kuptoi që problemet në zemër ishin shumë serioze.
“Në 15 ditët e para, kisha kohë të tmerrshme. Kur ndodhi, mendova që nuk ishte asgjë dhe do isha mirë, por kur arrita në spital dhe më lanë në një dhomë të vogël vetëm me shumë monitorë rreth meje, e kuptova se diçka ishte keq. Dy ditë pasi qëndrova në spital, nisa të bëhesha nervoz”.
Aguero pastaj bëri një operacion të vogël në zemër, kur doktorët i vendosën një mikroçip në gjoks, që iu lejon të monitorojnë vazhdimisht rrahjet e zemrës.