Aguero e refuzoi ofertën e majme të Juventusit

Aguero e refuzoi ofertën e majme të Juventusit

Sergio Aguero do të paguhet mirë në Barcelonë. Por, paga e tij e re në klubin e ri është shumë e vogël krahasuar me pagën që e merrte te tashmë ish-klubi, Manchester City, raporton Gazeta Enigma.



Sulmuesi argjentinas do të paguhet 6 milionë euro në vit në Barçë, nga 23 milionë euro në vit që i merrte në City. Pra, një dallim prej 17 milionë eurove.

Por duke e parë moshën e tij, 33 vjeç tashmë, si dhe gjendjen financiare të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Aguero do të fitojë para të mira për dy vjet në Camp Nou. Ai ishte paralajmëruar nga Barcelona se do të paguhej shumë më pak sesa në City, megjithatë.

Aguero kishte oferta më të majme edhe nga klubet e tjera, për shembull nga Juventusi, por ai i hodhi poshtë ato në mënyrë që të shkonte te Barcelona, sipas Mundo Deportivos, gazetës së afërt me klubin katalonas. /Gazeta Enigma/

Related Articles