Përplasen Besnik Bislimi e Blerta Deliun: Deliu e akuzon atë për nepotizëm

Përplasen Besnik Bislimi e Blerta Deliun: Deliu e akuzon atë për nepotizëm

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi është duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropian, me ç’rast diskutimi po zhvillohet me debat të ashpër, raporton Gazeta “Enigma”.

Anëtarja e komisionit, Blerta Deliu nga PDK, kërkoi sqarime lidhur me raportimin e mediave, për punësimin e nipit të Besnik Bislimit, Gëzim Tosunit, i cili pritet ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Deliut, Besnik Bislimi tha se “Mos i jepni vetes liri me më sqaru diçka që veç e kam kuptu”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Deliut e cila theksoi se “Ne monitorojmë Qeverinë dhe jeni këtu për të raportu”.

Gjatë përgjigjes së tij, Bislimi deklaroi se Qeveria Kurti, është tejët transparenc në gjitha proceset, sidomos në dialogun me Serbinë.

“Unë nuk e di sa herë ju si deputete e PDK-së, jeni informuar nga përfaqësuesit e juaj nga hapat që kanë ndërmarrë në dialog. Unë kam marrë pjesë në një takim në Bruksel se cka është implementu në kuadër të negociatave, dhe të njëjtën ditë jam thirrur në raportim në komision, nuk di se çka mundet me pas më shumë transparencë se kjo. Pra ende pa filluar dialogu, unë i kam përmbushur pritjet e juaja. Pajtohem me ju që problemet më të mëdha në dialog, kanë ardhur nga mungesa e informimit”, tha ai, raporton tutje Gazeta “Enigma”.

Kurse sa i përket raportimeve për punësimin e nipit të tij, Bislimi u pyet nga Deliu nëse ka votuar pro këtij procesi.

Bislimi mohoi se ka lidhje familjare me Tosunin, duke theksuar se për këtë çështje do të dorëzojë padi.

“Te rasti i z.Gëzim Tosumi që ju deklaroni se kam ngritur dorën, pyetja juaj është a e keni ngritur dorën për nipin e juaj, a jeni ju dakord që nipi juaj të ulet afër jush? A është në rregull që nipi juaj është ulur afër jush në parlament? Gëzim Tosumin nuk e kam unë nip, e kam dorëzuar ankesën time ndaj “psudoportalit Insajderi”. Unë nuk e kam nip Gëzim Tosumin. Për atë ju pyeta juve për nipin e juaj”, tha ai, derisa, Deliu e ka quajtur këtë deklaratë të zëvendëkryeministrit “shpërfaqje të arrogancës”, u përgjigj ai.

Ndër të tjera Deliu tha se Bislimi po bën lojë fjalësh. “Këtë lojën e juaj me fjalë nuk e pranoj, sepse ju jeni zëvendëskryeministër, para vetes i ki 12 deputet të Kuvendit, nëse ne duhet të dialogojmë me njëri tjetrin, atëherë pse keni ardhur. Unë po kërkoj përgjigje nga ju, asgjë më shumë”, tha tutje ajo./Gazeta Enigma.

Related Articles