Agusholli tregon se për çka u intervistua nga autoritetet serbe

Agusholli tregon se për çka u intervistua nga autoritetet serbe

Sot është ndaluar dhe liruar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdar.

“Me ju thënë të drejtën ishte një ndalesë e papritur, pa asnjë arsye të qartë. Së pari na lanë të presim afërsisht tri orë në veturë pastaj më morën në pyetje në ato zyret e tyre për 4 orë pa u ndalë. Ndonjëherë, duhesh me u përballë me këso tensione të panevojshme”, deklaroi ai në RTK.

Ndër të tjera, ai tregoi se “nga ora 9 isha te pikëkalimi kufitar Merdar ku edhe u ndalova nga policia, së pari pritëm afërsisht tri orë në veturë e pastaj erdhën zyrtarët e shërbimit shtetëror dhe më morën brenda në ato zyrat ku edhe filloi marrja në pyetje për gati katër orë të tëra pa u ndalur”.

Tutje ai shtoi se tema kryesore ka qenë angazhimi i tij politik, të qenit pjesëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe rreth angazhimit të familjes së tij në UÇK gjatë luftës së fundit.

Related Articles