Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka bërë apel për qytetarët që të mos e frekuentojnë Parkun e Gërmisë, shkruan Gazeta “Enigma”.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka lutur qytetarët që t’i shmangen frekuentimit te Parkut të Gërmisë, pasi që sipas tij kanë pranuar informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari që nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”.
“Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.
Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: