Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk i deklaroi mbi 172 mijë euro

Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk i deklaroi mbi 172 mijë euro

Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Shpend Ahmeti është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht për mosdeklarim të 172 mijë e 600 euro.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Dren Paca, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykatësi Leon Përlaska njoftoi Ahmetin dhe mbrojtësit e tij- avokatët Bajram Dili dhe Arbër Istrefi, se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Related Articles