Ahmeti flet për krizën energjetike, thotë se nuk duhet ikur nga përgjegjësia kur përkeqësohet gjendja

Ahmeti flet për krizën energjetike, thotë se nuk duhet ikur nga përgjegjësia kur përkeqësohet gjendja

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me krizën energjetike në vend për çka kryeministri Albin Kurti ka fajësuar qeveritë e kaluara.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se e dijmë se qeveritë e kaluara e kanë lënë shumë keq, por shtoi se nuk iket nga përgjegjësia nëse përkeqësohet gjendja.

Ai shtoi se regresin nuk mund ta shpjegojsh me punën e qeverive të 20 vjetëve të fundit.

“Mungesën e progresit mundesh me shpjegu me punën e qeverive të ndryshme 20 vjetet e fundit, por jo edhe regresin! Për që nuk përmirësohet gjendja e dijmë që e kanë lënë shumë keq ata tjerët, por që përkeqësohet gjendja nuk iket nga përgjegjësia”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, Kurti kishte deklaruar se e kanë gjetur shtetin përtoke që gjakonte në të gjitha anët “e tërësisht i papargatitur për sfidat e shekullit 21”.

“Unë e kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike, më besoni se edhe unë jam i frustrutar, por le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën ata që qeverisën për dy dekada na lanë shtetin sepse si njerëz të territ që ishin që punët i bënin natën e larg syrit të qytetarëve ata s’kishin se si ta lenin Kosovën ndryshe pos në terr, por ajo epokë ka përfunduar”, kishte deklaruar mes tjerash kryeministri./Gazeta Enigma/.

Related Articles