Bregu “Topi i Artë 2021”, FSHF shpall edhe formacionin më të mirë të vitit

Bregu “Topi i Artë 2021”, FSHF shpall edhe formacionin më të mirë të vitit

FSHF dhe RTSH Sport kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të vitit 2021, ndërkohë që është dhënë edhe “Topi i Artë” për lojtarin më të mirë.

Ai çmim i është dorëzuar Dejvi Bregut, sulmuesi që doli kampion me Teutën dhe u shpall golashënuesi më i mirë me 16 gola.

Vlonjati është edhe pjesë e formacionit më të mirë, me Jasir Asanin dhe Agim Ibraimin në sulm. Për portën Visar Bekaj nuk ka pasur rivalë, ndërkohë që gjysmën e mbrojtjes e ka Vllaznia, me Gurishtën dhe Adilin.

Belica dhe Ismajlgeci e plotësojnë këtë repart, ndërsa në mesfushë nuk mungon Alban Aleksi, kampion me Teutën vjet. Julian Shehu dhe Regi Lushkja janë të pandashëm edhe këtu, veçse te Laçi.

Trajneri më i mirë është shpallur Thomas Brdaric, fitues i Kupës së Shqipërisë me Vllazninë, para Edi Martinit, që vjet fitoi titullin dhe Superkupën, raporton ABCNews.

Formacioni i vitit: Visar Bekaj, Erdenis Gurishta, Egzon Belica, Mevlan Adili, Marsel Ismajlgeci, Julian Shehu, Albano Aleksi, Regi Lushkja, Jasir Asani, Dejvi Bregu, Agim Ibraimi. Trajner: Thomas Brdaric

Related Articles