Ahmeti: Kurtin e kam pritur me orë të tëra në zyret e BDI-së, s’e kam armik

Ahmeti: Kurtin e kam pritur me orë të tëra në zyret e BDI-së, s’e kam armik

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka thënë se nuk ka e ka armik kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. E për qëndrimin e Kurtit ndaj Ahmetit, ky i fundit tha se duhet të përgjigjet vet Albini.

Madje Ahmeti tregoi se si disa herë e ka pritur në zyret e BDI-së, Kurtin.

“Unë nuk e kam armik. Kam deklaruar jo njëherë, unë e kam vëlla, por atë duhet ta pyesni. Unë e kam pritur, jo njëherë por disa herë në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim , ka ardhur me orë të tëra”, tha ai.

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut deklaroi se ka miq të politikës në Kosovës nga thuajse të gjitha partitë.

“Unë kam shumë shok në Vetëvendosje, kam shok në të gjitha partitë politike në Kosovë si dhe asnjëherë nuk jam, angazhuar për njërin ose për tjetrin sepse mua dhe neve në Maqedoni na duhen raporte të mira me shtetin e Kosovës me shtetin e Shqipërisë, pavarësisht që thonë se jo ka ardhur PDK-ja ka ndihmuar. Jo ka ardhur Aleanca ka ndihmuar. Me ardhë e me u angazhu drejtpërdrejtë në BDI nuk kanë qenë fare”, tha ai në RTV 21.

Related Articles