Ndërron jetë Isuf Ajeti, punëtori shumë vjeçar sportiv në Kosovë

Ndërron jetë Isuf Ajeti, punëtori shumë vjeçar sportiv në Kosovë

Komuniteti sportiv është në zi.

Sot ka ndërruar jetë Isuf Ajeti nga Gjilani, raporton Gazeta Enigma.

Isufi ishte njëri nga bashkëpunëtorët më profesional e  të devotshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, që nga vitit 2003 e deri në ditët e sotme.

Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në Komisionin e Garave ndër vite, qoftë si kryetar i këtij organi e qoftë si anëtar, derisa viteve të fundit ishte këshilltar ligjor.

Puna, profesionalizmi, përkushtimi, humaniteti dhe virtytet e tij do të jenë shembull për secilin që është pjesë e federatës dhe futbollit.

Ajeti në vitin 2017 kishte marrë mirënjohje nga ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ajeti ishte nderuar me titullin “Punëtori sportiv i vitit 2016/17”.

/Gazeta Enigma/

Related Articles