Ahmeti, Qeverisë: Nuk ka mjaftueshëm vaksina, kërkoni ndihmë se nuk është marre

Ahmeti, Qeverisë: Nuk ka mjaftueshëm vaksina, kërkoni ndihmë se nuk është marre

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas situatës së keqësuar me pandeminë COVID-19, ku vetëm dje në vend u shënuan 36 raste të vdekjes.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e vërteta është se nuk ka mjaftueshëm vaksina dhe se kjo duhet të pranohet.

Ai ka shtuar se nuk ka termine për vaksinim aq sa ka kërkesa.

Kryetari i Prishtinës më tej ka thënë se masat e marra nga qeveria janë të vonuara dhe se edhe po të dhjetëfishohet numri i inspektorëve e vërteta është se virusi nuk shpërndahet vetëm pas orës 22:00.

Ndryshe dje kryeministri Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku është diskutuar për gjendjen me pandeminë.

Related Articles