Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. ka reaguar pas letrës së Milan Radojçiqit ku e pranon pjesëmarrjen dhe organizmin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, të dielën e 24 shtatorit.
Ahmeti tha se e tërë letra ishte një përpjekje për ta distancuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Listën Serbe nga sulmi.
“Radojçiq e mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e ku një zyrtar policor u vra. E gjithë letra dukej si një përpjekje për të distancuar Vuçiqin dhe Listën Serbe nga sulmi. Asnjë pendim për vdekjet që shkaktoi”, ka thënë ai në X.
Thread
Radojicic claims responsibility for the attack in Bajske where a police officer was killed. The whole letter sounded like an attempt to distance Vucic and Lista Srpska from the attack. No remorse whatsoever for the deaths that it caused.— Shpend Ahmeti (@ShpendA) September 29, 2023