“Ai është djali im, do bëjë gjithçka për ta marrë në mbrojtje”, mjeku i cili po përpiqej të birësonte një jetim ukrainas

“Ai është djali im, do bëjë gjithçka për ta marrë në mbrojtje”, mjeku i cili po përpiqej të birësonte një jetim ukrainas

Dr. Christopher Jahraus, një onkolog, kishte dashur prej kohësh të birësonte një fëmijë. Pavarësisht se kishte fëmijët e tij, Jahraus ndjeu se ai dhe familja e tij mund të ndihmonin një jetim nga një situatë e keqe.

“I çmuar dhe i pasur” – kështu e përshkruan Jahraus, 9-vjeçarin Sashko, një djalë jetim që ai është përpjekur ta birësojë nga Ukraina që prej një vizite njëmujore në fillim të këtij viti, shkruan “PEOPLE”.

Tani, pasi Rusia filloi luftën ndaj Ukraines, Jahraus thotë se po kërkon me patjetër një mënyrë për ta nxjerrë 9-vjeçarin nga trazirat dhe për t’i ofruar siguri atij.

“Nëse Sashko qëndron atje (në Ukrainë), atij nuk do t’i jepen kurrë mundësitë për të lulëzuar siç do t’i kishte ato mundësi nëse sillet këtu,” thotë Jahraus.

“Unë nuk dua asgjë më shumë se sa ta çoj Sashkon në Shtetet e Bashkuara ku mund ta ndihmoj të kërkojë azil,” thotë Jahraus.

“Kjo është një krizë. Nuk ka të bëjë me sanksione dhe manovra politike. Ka të bëjë me fëmijët e vegjël. Më vret të mendoj se këta fëmijë të vegjël mund të bien nën sundimtarët rusë”.

Related Articles