Dëshmia e një 17 vjeçari shqiptar që theri me thikë 18 vjeçarin Dimitris në Acropolis, gjatë një vjedhjeje, ka shkaktuar një shok total pasi i riu u duk cinik kur fliste me policinë pas arrestimit.
“I vodha portofolin. Por ai më shtyu dhe unë e qëllova dy herë, një herë në abdominal dhe njëherë në qafë nëse e mbaj mend saktësisht” tha 17 vjeçari që më pas u përpoq të humbte gjurmët duke hedhur rrobat e lyera nga gjaku në një lavatriçe për ti larë.
Sikurse deklaroi po vetë, 17 vjeçari kriminel përdori taktikën e kërkesës së cigareve si një pretekst për t’u afruar me 18 vjeçarin që t’i vidhte telefonin.
“Pamë ca njerëz dhe vendosëm të vidhnim telefonat. Me pretekstin se doja një cigare, u afrova dhe ua kërkova. Kur shkuam më afër, i mora një dhe nxorra thikën që kisha në krahun e majtë, ia vura në bark dhe i kërkova celularin. I mora portofolin po ai më shtyu dhe e godita dy herë, njëherë në bark dhe njëherë në qafë nëse e mbaj mend mirë” tha 17 vjeçari sipas dëshmisë botuar në ProtoThema, që tani përballet me akuzën për vrasje.
Sikurse thuhet në dëshmi, një mik i 18 vjeçarit u zu me agresorin dhe ndërkohë mori në telefon për ndihmë kur ishin në rrugën 39 Andrianou në Athinë dhe së bashku me qytetarë të tjerë ata kapën një nga dy hajdutët, që u çua menjëherë në polici.
Me referencë me origjinë shqiptare, në dosje thuhet: i akuzuari arriti të ikë por gjatë arratisjes ai e hodhi portofolin që më pas u mor nga një qytetar që po kalonte aty, më pas ai shkoi te policët që ishin prezent në ngjarje. Kur po pyetej, miqtë e 18 vjeçarit e identifikuan të akuzuarin si mik të atij që ishte me thikë”.
Gjatë kontrollit në banesë në një apartament në Agios Pandteleimon, ata gjetën djalin dhe nënën e tij që po pranonin gjithçka. “Nëna e tij ishte atje dhe ajo e nxorri të birin t’i përgjigjej pyetjeve të policisë që kur u pyet nga policët nëse ishte pjesëmarrës në këtë gjë, u përgjigj pozitivisht dhe më pas u dërgua në postën e policisë”.