Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi fitojnë medalje në Grand Slamin e Parisit

Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi fitojnë medalje në Grand Slamin e Parisit

Akil Gjakova ka treguar formë të jashtëzakonshme deri në finale të Grand Slamit që po mbahet në Paris, pasi aty ia doli të fitonte medaljen e argjendtë.

Fillimisht, xhudisti ynë fitoi me ‘Ippon’ ndaj xhudistit francez Jean Peter, me luftën që i takoi xhiros së dytë në kategorinë 73 kilogramë.

Gjakova me një hedhje të bukur e mposhti xhudistin japonez Shusuke Uchimura, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Në çerekfinale, ai triumfoi me wazaari ndaj xhudistit Rashid Mammadaliyev duke vazhduar kështu me hapa të sigurt drejt finales.

Për të arritur finalen e madhe, Akili në gjysmëfinale e mposhti xhudistin me shumë përvojë nga Italia, Manuel Lombardi.

Në finale, xhudisti ynë u mposht nga Shakhram Ahadov nga Uzbekistani, ndërsa i siguroi Kosovës medaljen e argjendtë.

Në Grand Slamin e Parisit me medalje u largua edhe Distria Krasniqi.

Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë.

Fillimisht, lufta e saj e parë ishte ndaj francezes Alyssia Poulange që ishte e vlefshme për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Këtë duel, Distria e fitoi pasi xhudistja franceze mori tri dënime dhe kështu fitorja me Ippon i takoi xhudistes tonë.

Xhudistja kosovare vazhdoi me hapa të sigurt për ta siguruar medaljen e saj të artë të katërt në karrierë.

Në çerekfinale ajo me një hedhje të bukur arriti ta mposht xhudisten spanjolle Ayumi Leiva Sanchez.

Por, Krasniqi pësoi humbje në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit, duke u mposhtur nga japonezja Kisumi Omori, e cila e mposhti xhudisten tonë me ‘Ippon’.

Mirëpo, në duelin me Khorloodoi Bishrelt, Distria ishte fantastike, duke ia fituar Kosovës medaljen e bronztë.

Ndaj saj fitoi me “Yuko”, që është pikë më e vogël se wazaari dhe është kthyer këtë vit në xhudo.

Për medalje do të luftojnë pas pak edhe Nora Gjakova (e bronztë) dhe Akil Gjakova që ka siguruar medaljen e argjendtë, por synon të artën.

Related Articles