Ismet Beqiri kërkon zgjedhje të reja në LDK: Kur i humb zgjedhjet Kryetari lëshon rrugë

Ismet Beqiri kërkon zgjedhje të reja në LDK: Kur i humb zgjedhjet Kryetari lëshon rrugë

Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e saj.

Beqiri ka thënë se në LDK ekziston një standard i vendosur ndër vite, sipas të cilit kryetari merr përgjegjësi pas humbjes së zgjedhjeve.

“Është krijuar një standard në LDK, kur i humb zgjedhjet Kryetari lëshon rrugë si përgjegjësi kryesor e pastaj edhe të tjerët. LDK duhet të shkoj në zgjedhje të reja në të gjitha nivelet. LDK nuk është pronë private. LDK është e qytetarëve të Kosovës, e anëtarëve të saj; është aset kombëtar”, ka thënë ndër të tjera Beqiri.

Postimi i plotë:

Related Articles