Mbrëmjen e së hënës një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mes dy automjeteve në Rufc të Lipjanit, ku për pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.