Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Sipas pamjeve të publikuara, shihet se dy vetura janë përplasur në mes vete.
Sipas informacioneve të para, përveç dëmeve materiale, nga ky aksident ka edhe persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.
Ndërkaq, personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Spitalin e Gjilanit.
Gazeta Enigma ka tentuar të kontaktoj me Policinë për detaje rreth aksidentit, por që këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje akoma.