Dy persona kanë humbur jetën sot tragjikisht si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në orët e pasdites në Komoran të Drenasit.
Në këtë aksident janë përplasur dy vetura.
Zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Enigma se fillimisht janë raportuar tre persona të lënduar rëndë.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.