Aksident i rëndë trafiku tek Parku Industrial në Drenas (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash tek Parku Industrial në Drenas.

Në pamjet të dërguara në portalin “Front Online” shihet se një veturë është rrokullisur.

Tek vendi i ngjarjes kanë arritur emergjenca, zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës, derisa nuk dihet ende sa persona janë lënduar.

Gazeta Enigma ka kontaktuar policinë por këta të fundit ende nuk kanë dhënë detaje.

Related Articles