Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sonte në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, në fshatin Gllamnik, lëndime trupore ka marrë një motoçiklist.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:00 në rrugën Podujevë-Prishtinë ,ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Zëdhënësja e Policisë ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.