Një person nga Vitia ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Ky i fundit dyshohet se voziti më shpejtë se ç’është e lejuar, me ç’rast humbi kontrollin mbi motoçikletën dhe goditi një veturë.
I njëjti u dërgua për trajtim mjekësor, prej ku edhe mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.
“Viti 26.06.2024-03:10. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij, dyshohet se duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën dhe godet një veturë dhe përfundon jashtë rrugës. I njëjti pëson lëndim të rënda dhe dërgohet për trajtim mjekësor ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia. /Gazeta Enigma
Aksident me motoçikletë, vdes një person nga Vitia
