Një aksident mes dy veturash ka ndodhur sot pasdite në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, ku si pasojë është lënduar një person.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ai bëri me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Llapushnik.
“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fsh. Llapushnik). Njësia e trafikut nga vend-ngjarja njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një personi i është ofruar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat e rastit.”