Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave te nënkalimi në Ferizaj, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se nga ky aksident tre persona kanë mbetur të lënduar.
“Ka ndodhur aksident trafiku me lëndime në mes dy veturave me targa vendore me ngasës MSHK Kosovar. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës. Veç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona M/sh/k kosovar , të cilët kanë pranuar tretman mjekësor ne Emergjencën e Ferizajt . Rasti i referohet gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Veselit. /Gazeta Enigma/